Irak, atentat në xhaminë e Tikritit

03/06/2011 16:20

Të paktën 16 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetra të tjerë të plagosur si pasojë e një atentati me bombë ndaj një xhamie në qytetin e Tikritit, në veri të Irakut.

Nga informacionet e fundit raportohet se mes viktimave ka edhe autoritete dhe agjentë të policisë lokale. Ende nuk dihet se kush e kreu sulmin, apo nëse ishte një atentat vetëvrasës.

Bëhet fjalë për sulmin e dytë të rëndë në Irak, pas atij të ndodhur të enjten në Ramadi, ku humbën jetën gjashtë persona.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 12:45 me orën lokale. Burime mjekësore kanë deklaruar se 16 trupa u sollën në spital pas tij.

Top Channel