Bakteri vrasës, Moska vendos kushte

03/06/2011 10:25

Rusia ka vendosur kushte për të hequr bllokadën ndaj importit të
perimeve të freskëta nga Bashkimi Evropian për shkak të epidemisë
vdekjeprurëse të bakterit E. Coli.

Agjencia ruse e mbrojtjes së konsumatorëve ka kërkuar që strukturat kompetente në Gjermani apo në BE të konfirmojnë shkaqet e epidemisë, përveçse të bëjnë të ditur se si është përhapur dhe nëpërmjet cilit ushqim.

Moska u kërkon gjithashtu evropianëve të provojnë se situata është nën kontroll.

Top Channel