OKB: Krime lufte në Libi

02/06/2011 00:00

Organizata e Kombeve të Bashkuara në raportin më të fundit të saj për luftën në Libi, shkruan se ka patur krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si nga forcat qeveritare ashtu edhe nga ato rebele.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se zotërojnë prova të cilat vërtetojnë se torturat dhe vrasjet nga autoritetet qeveritare libiane janë bërë me dijeninë e liderit, Muamar Gedafi.

Ata thanë gjithashtu se edhe forcat rebele janë fajtore për një sërë krimesh që përfshihen në kategorinë e krimeve të luftës, megjithatë, rastet kur këto shkelje janë bërë nga forcat rebele, janë të pakta në numër.

Ndërkohë, NATO vendosi zgjatjen e fushatës së saj bombarduese ndaj Libisë edhe për 90 ditë të tjera.

Top Channel