I dërguari i Moskës, së shpejti në Libi

02/06/2011 17:20

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka njoftuar sot nisjen e një të dërguari të posacëm të Rusisë në Bengazi dhe Tripoli, në Libi.

Medvedev ka rikonfirmuar kështu gatishmërinë e Moskës për një ndërmjetësim të konfliktit libian.

Deklaratën e tij kreu i Kremlinit e ka bërë pas një takimi të zhvilluar në Romë me kryeministrin italian Berlusconi dhe nënpresidentin amerikan Joseph Biden.

Rreth një javë më parë, këshilltari i Medvedev, Mikhail Margelov deklaroi se Moska kishte vendosur kontakte me stafin e kolonelit Muammar Gaddafi.

Për të gjetur një zgjidhje të situatës në Libi, në Tripoli ishte së fundmi edhe presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, i cili dënoi sulmet e NATO-s.

Top Channel