Bakteri vrasës, OBSH jep alarmin

02/06/2011 13:50

Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se varianti i virusit
Escherichia Coli i gjetur te pacientët gjermanë të infektuar, nuk është
hasur kurrë më parë.

Ekspertët kinezë kanë kryer analizat dhe pranojnë se bëhet fjalë për një virus të ri dhe tepër toksik.

“Ky bakter nuk ka qenë zbuluar kurrë më parë dhe paraqet karakteristika që e bëjnë shumë të rrezikshëm”, thonë ekspertët.

Teste tregojne se ky tip i bakterit eshte nje mutant dy formave te tjera te E.Colit, dhe pikerisht genet e tij vdekjeprurese shpjegojne perse epidemia e shperthyer ne Europe ishte kaq e rrezikshme.

Ekspertet mendojne se semundja e gjeneruar prej tij mund te vije nga kafshet, sepse ato jane shpeshhere bartese te varianteve te ndryshme te bakterit, te afta te prodhojne helme. Ne fakt, jane te shumte shkencetaret qe dyshojne se shkaku i infektimit duhet kerkuar tek plehu organik i perdorur per kultivimin e perimeve, nga besohet se nisi epidemia. 

Top Channel