Siri, media denoncon torturën ndaj të miturit

01/06/2011 04:05

Trazirat në Siri vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare edhe për faktin se autoritetet qeveritare po ushtrojnë dhunë të pakontrolluar madje edhe kundër minorenëve.

Viktimë e dhunës cnjerëzore ishte edhe një 13 vjecar që gjeti vdekjen në qeli, fotot e të cilit bënë xhiron e botës. 13 vjecari është shndërruar tashmë në simbolin e protestave anti-qeveritare.

Ai u arrestua më gjatë demostratës së 29 prillit në Jiza në afërsi të Deras, qytetit të shndërruar në kryeqendër të rebelimit kundër presidentit Bashar al Assad.

Top Channel