SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit
Shtetet e Bashkuara kanë një shqetësim të thellë përsa i përket mundësisë që armët e Libisë të përfundojnë në duart e Al Kaedës.
Deklarata është bërë nga kreu i komandës amerikane për Afrikën, gjenerali Carter Ham, në një konferencë për shtyp.
“Ka një shqetësim konkret mes të gjithë partnerëve rajonalë, dhe që SHBA e ndajnë, mbi mundësinë e kalimit të armëve nga Libia drejt vendeve të tjera, përfshirë ato nën kontrollin e Al Kaedës”, ka deklaruar gjenerali Ham.
Aktualisht në Afrikën e Veriut, Jemeni konsiderohet si baza e re e organizatës terroriste, për shkak të operacioneve të pakta të ushtrisë vendase kundër saj.
Top Channel