Libi, NATO: Trupat në video s’janë tonat

31/05/2011 17:00

NATO nuk ka ndërmend të bëjë supozime mbi gjashtë ushtarët e huaj që shfaqeshin përkrah rebëlëve libianë, në pamjet e treguara dje nga televizioni arab Al Jazira.

Videoja ishte xhiruar nga një trupë e televizioni satelitor, të drejtuar nga gazetari Tony Birtley, sipas të cilit ka shumë mundësi që ushtarët të ishin britanikë.

“Ka vetëm një përgjigje: NATO nuk ka ushtarë të padisiplinuar në terren”, ka deklaruar zëdhënësi Mike Bracken, në një konferencë për shtyp.

Top Channel