Qeveria gjermane vendos mbylljen e impianteve

30/05/2011 12:30

Gjermania do të bëhet fuqia e parë industriale që heq dorë nga energjia
atomike. Koalicioni qeverisës ka vendosur vitin 2022 si afatin
përfundimtar për mbylljen e të gjithë komplekseve bërthamore të vendit.
Ministri i Mjedisit Norbert Rottgen e bëri këtë njoftim pas një takimi
të kabinetit që zgjati disa orë.

“Dua te them se pas konsultimesh te zgjatura, me ne fund kemi nje rezultat. Koalicioni arriti nje marreveshje persa i takon politikave tona energjetike dhe ktheses qe ato do te marrin. 7 impiante te vjetra berthamore, te cilat edhe u preken nga moratoriumi, nuk do te jene me ne rrjet. Nje grup i dyte prej 6 centralesh do te dalin jashte funksionit ne 2021-shin dhe nje vit pas kesaj, do te mbyllen edhe komplekset e mbetura”, tha Rottgen.

Menjehere pas katastrofes berthamore te fukushimes ne Japoni, kancelarja Angela Merkel ngriti nje komision ekspertesh per te verifikuar gjendjen ne Gjermani. Dhe pikerisht raporti i Komisionit të Etikës pritet te shenoje kapitullin vendimtar te kesaj teme, te kthyer ne burim konfrontimesh si ne aspektin politik, ashtu edhe ne ate ekonomik. Sipas planeve ekzistuese,
reaktori i fundit do të shuhej jo më parë se viti 2036. Por pas ngjarjeve ne Japoni, qeveria gjermane ka vendosur te mos rrezikoje.
 
Komisioni i Etikës është ndërkaq i sigurt, se energjia që do të mungojë nga fikja e centraleve bërthamore mund të prodhohet nga burime të tjera, ndersa duhet shtuar eficienca energjitike. Komisioni propozon më tej, që në të gjithë Gjermaninë të kërkohet një vend për depozitimin përfundimtar të mbetjeve bërthamore, shumë radioaktive. Duket se ekspertët e komisionit duan të gjejnë edhe vende të tjera krahas Gorlebenit, i cili prej dekadash është i kontestuar.

Top Channel