Obama, Martin Dempsey shefi i ri i stafit

30/05/2011 19:00

Gjenerali Martin Dempsey është emëruar si shefi i ri i shefave të presonelit në Shtëpinë e Bardhë, që është dhe posti më i lartë ushtarak në SHBA.

Një veteran i luftës në Irak, Dempsey do të zëvendësojë në këtë detyrë admiralin e marinës, Mike Mullen, si këshilltari numër një i presidentit për cështjet ushtarake.

Ai do të marrë këtë detyrë më 30 shtator. Presidenti Obama dha njoftimin në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, ndërkohë që fjalën e fundit do ta thotë Senati.

Obama ka emëruar gjithashtu admiralin James Winnefeld, aktualisht kreu i Komandës Veriore të SHBA, si nënkryetar të stafit të tij.

Gjenerali Ray Odierno u emërua në vend të gjeneralit Dempsey, të cilin Obama e cilësoi si “një nga gjeneralët më të respektuar të kombit”.

Top Channel