Koreja e Veriut: Asnjë negociatë me Jugun

30/05/2011 21:20

Koreja e Veriut heq dorë nga cdo negociatë me Jugun dhe ngre sërish temperaturën në raportet ndërkoreane.

“Peniani nuk do të kërkojë kurrë më negociata dhe do të ndërpresë cdo komunikim të tipit ushtarak”, ka njoftuar qeveria e Veriut.

Përmes një komunikate për shtyp, ajo ka deklaruar se, “do t’i japë jetë një kundërsulmi të vërtetë ndaj luftës psikologjike anti-Penian të Seulit”.

Njoftimi vjen papritur dhe vetëm pak ditë pas thirrjes së liderit koreano-verior Kim Jong Il për të ulur tensionet në gadishull.

Top Channel