Japoni, stuhia tropikale godet impiantin

30/05/2011 16:55

Operatori i centralit bërthamor të Japonisë ka ndërprerë punën jashtë ndërtesës për shkak të stuhisë tropikale.

Vetëm pak ditë më parë menaxherët e kompanisë njoftuan se centrali atomik i Fukushimës nuk ishte gati të përballej me një mot të ashpër.

Shira të dendura dhe erëra të forta po godasin veri-lindjen e Japonisë, që ishte shkatërruar më parë nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.

Autoritetet lokale druhen se më shumë material radioaktiv mund të rrjedhë nga impianti drejt tokës dhe detit.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar ndërkohë rrezikun e rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve.

Top Channel