Rusia heq embargon ndaj grurit

28/05/2011 13:30

Rusia do të heqë embargon ndaj eksportit të drithrave duke filluar nga
një korriku, ka njoftuar kryeministri i vendit Vladimir Putin.

Embargoja u vendos në gusht të vitit të kaluar, pas një thatësire të paprecedent dhe për shkak të përhapjes së zjarreve.

Miliona tonelata të korrura shkuan dëm, duke i shkaktuar prodhimit një humbje prej 37 për qind.

Rusia është eksportuesi i tretë më i madh në botë i grurit, elbit dhe thekrës dhe embargoja coi në një ngritje të shpejtë të cmimeve në tregun ndërkombëtar.

Në vitin 2009 Rusia eksportoi cerekun e prodhimit të saj të grurit prej 97 milionë tonelatash. Por në vitin 2010 ajo prodhoi vetëm 61 milionë dhe duke qenë se 80 milionë duhen vetëm për konsumin e brendshëm, asnjë pjesë nuk mund të eksportohej jashtë.

Top Channel