Musharaf: Obama arrogant

28/05/2011 04:15

Ish-presidenti pakistanez, Pervez Musharaf thotë se presidenti amerikan me deklaratat e lëshuara pas vrasjes së Bin Ladenit, është treguar arrogant.

“Sigurisht, asnjë shtet nuk ka të drejtë të ndërhyjë në territorin e një tjetër shteti, pa lejen e këtij të fundit. Nëse e sheh teknikisht apo ligjërisht, shkelje të tilla përbëjnë një akt lufte. Unë mendoj se një arrogancë e tillë nuk duhet të bëhet publike përpara syve të të gjithë botës”, tha Musharaf për CNN.

Më tej, ish-presidenti kritikoi edhe autoritetet pakistaneze, vecanërisht sherbimet sekrete për mungesën e informacionit për vendondodhjen e Osama Bin Laden, vrasja e të cilit më 2 maj shkaktoi “ftohje” të mëtejshme mes SHBA-së dhe Pakistanit.

Top Channel