Bin Laden synonte marrëveshje me Pakistanin

28/05/2011 01:35

Al Kaeda dhe Bin Laden synonte të arrinte një marrëveshje me autoritetet pakistaneze ku të premtohej siguria për liderin e organizatës terroriste dhe në këmbin, Al Kaeda nuk do të ndërmerrte sulme në Pakistan.

Ky është përfundimi që kanë arritur agjentët amerikanë që po merren më hetimin e dokumenteve të gjetura në kompjuterin e Bin Laden pas vrasjes së tij në operacionin blic të forcave speciale më 2 maj në Abotabad të Pakistanit.

Zyrtarët amerikanë thonë se në dokumenta u zbulua se Bin Laden kishte autorizuar shefin e tij të operacioneve, Atiya Abdul Rahman për të parë mundësitë për arritjen e një marrëveshje me autoritetet pakistaneze.

Më herët, Neë York Times në një shkrim të sajin pohonte se kjo marrëveshje është arritur, por hetuesit amerikanë thonë se nuk ka asnjë provë për këtë fakt.

Top Channel