Rusia, në kontakt me stafin e Gaddafi-t

27/05/2011 16:30

Rusia ka vendosur kontakte me anëtarë të stafit të kolonelit Muammar Gaddafi, në Libi, me të cilët mund të negociojë dorëzimin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur sot përfaqësuesi i posacëm i Moskës për Afrikën, Mikhail Margelov.

“Nuk do të flasim me Gaddafi-n, por me anëtarët e stafit të tij, në vecanti me djemtë e tij”, ka deklaruar Margelov.

“Po vendosim kontaktet dhe për rrjedhojë ka shpresë për një zgjidhje politike të situatës”, ka shtuar diplomati rus nga Franca, ku po zhvillohet samiti i G8-ës.

Së fundmi edhe vetë koloneli ka dërguar ndërmjetësit e tij në disa vende të Evropës, veprim që nënkupton se mund të jetë duke planifikuar tërheqjen e tij.

Top Channel