“Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin
Të paktën 23 rebelë ekstremistë kanë mbetur të vrarë sot në bombardimet në veri-lindje të Pakistanit, në kufi me Afganistanin.
Ofensiva ka ndodhur në rajonet tribale Orakzai dhe Kurram, bëjnë të ditur autoritetet lokale të sigurisë.
Avionët bombardues pakistanezë kanë goditur disa baza të militantëve, duke shkatërruar sistemet e tyre kundërajrore.
Sulmi është kryer në ditën kur sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton po viziton Islamabadin, të cilit i ka kërkuar “hapa vendimtarë” në luftën kundër terrorizmit.
Marrëdhëniet mes Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara u tensionuan pas operacionit të komandove amerikanë që vranë Osama Bin Laden në Abotabad, pa lajmëruar autoritetet pakistaneze.
Top Channel