Pakistan, 32 viktima nga sulmi terrorist

27/05/2011 02:10

Të paktën 32 persona gjetën vdekjen dhe dhjetra të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një autobombe në afërsi të një ndërtesë qeveritare në Pakistanin verior.

Autobomba shpërtheu pranë disa ndërtesave në qytetin e Hangusë, në zonën e njohur si të kontrolluar nga fiset ekstremiste.

Pak kohë pas shpërthimit, talebanët morën përsipër përgjegjësinë për të.

Sulmet e militantëve ekstremistë janë përshkallëzuar në Pakistan pas vrasjes së liderit të Al Kaedas, Osama Bin Laden në një operacion të forcave speciale amerikane në fillim të muajit maj.

Top Channel