Libi, rebelët rrethojnë me mina Misratën

27/05/2011 17:35

Rebelët dhe forcat besnike të regjimit të kolonelit Muammar Gaddafi kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një luftim të dhunshëm në periferinë perëndimore të Misratës.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar për mediat e huaja se kanë parë re të bardha tymi dhe pluhuri si pasojë e mortajave të qëlluara nga trupat qeveritare.

Ndërkohë, komandanti i operacioneve në Libi, gjenerali Charles Bouchard ka deklaruar se trupat pro-regjimit kanë vendosur mina rreth qytetit të Misratës.

Lidhur me situatën në Libi ka reaguar sot edhe presidenti francez Nicolas Sarkozy, i cili ka deklaruar se, ndërmjetësimi me kolonelin Muammar Gaddafi është i pamundur.

Më herët, një këshilltar i presidentit rus Dmitri Medvedev kishte siguruar se Moska ka vendosur kontakte me stafin e Gaddafi-t për të negociuar dorëzimin e mundshëm të tij.

Top Channel