Jemen, bombardohen zonat tribale

27/05/2011 19:35

Forcat qeveritare në Jemen kanë kryer një seri sulmesh ajrore kundër forcave tribale që janë vendosur kundër presidentit Ali Abdullah Saleh.

Krerët e tribuve kanë deklaruar se avionët kanë goditur një zonë në provincën e Nahamit, jashtë kryeqytetit Sana, duke lënë një numër të vdekurish e të plagosurish.

Presidenti Saleh po përballet me një valë protestash popullore, të ngjashme me ato të ndodhura në vende të tjera arabe, si dhe rritjen e sfidës nga një klan rival.

Që prej së hënës mbi 80 persona kanë mbetur të vrarë në luftimet mes besnikëve ndaj Sheikut Sadik al Ahmar, kryetar i federatës tribale Hashid, dhe forcave të sigurisë.

Top Channel