Hillary Clinton mbërrin në Islamabad

27/05/2011 08:55

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka mbërritur në Islamabad për një vizitë të shkurtër me synim përmirësimin e marrëdhënieve pakistanezo-amerikane të hyra në krizë pas vrasjes së Osama Bin Laden në Abbottabad më 2 maj.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat pakistaneze.

Klinton ka në axhendë takime me autoritetet më të larta civile dhe ushtarake pakistaneze për të luftuar terrorizmin në rajon.

Top Channel