Gjermani, 6 të vdekur nga bakteri-vrasës

27/05/2011 21:30

Gjashtë viktima dhe pothuajse 1 mijë të infektuar është bilanci i të prekurve nga epidemia E, e njohur ndryshe si bakteri-vrasës.

Bilanci përkeqësohet ditë pas dite, ndërkohë që epidemia është përhapur edhe në pesë vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian vazhdon të monitorojë me kujdes situatën, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë, Spanja, vendi nën akuzë, ka pezulluar aktivitetin e dy kooperativave në provincat Almeria dhe Malaga, që dyshohet se kanë shpërndarë kastravecë të infektuar në Gjermani.

Top Channel