G8, dita e dytë në Deaville

27/05/2011 12:35

Dita e dytë e takimeve në kuadër të G8-s në Deauville. Në axhendë edhe
çështja libiane për të cilën janë shprehur presidenti amerikan dhe
homologu francez.

“Kemi mandatin të mbrojmë civilët dhe Muammar Gheddafi nuk duhet të qendrojë më në Libi”, është shprehur Barack Obama.

“Koloneli ka humbur sot çdo legjitimitet dhe duhet të iki”, ka shtuar Sarkozy.

Ndërkohë G8-a ka vendosur të japë 20 miliardë dollarë për periudhën 2011-2013 në Tunizi dhe Egjipt.

Top Channel