Fukushima, zjarr në centralin numër 2

27/05/2011 08:15

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë të centralit bërthamor të Fukushimës Daini (numër dy), në një distance prej dhjetra kilometrash nga binjaku Daichi (numër një), i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 11 marsit.

Lajmin e ka bërë të ditur kompanië e menaxhimit të impianteve, TEPCO.

Flakët, të cilat shpërthyen në një nënstacion elektrik, janë shuar menjëherë dhe nuk ka as dëme dhe as të plagosur.

Top Channel