Afganistan, vriten 7 ushtarë amerikanë

27/05/2011 00:10

Shtatë ushtarë amerikanë mbetën të vrarë në Afganistan si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur anës rrugës që ata po përshkronin.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Afganistanit.

Lajmi konfirmohet edhe nga vetë Pentagoni, duke saktësuar se bëhet fjalë për sulmin më gjakderdhës ndaj trupave të Aleancës në muajin e fundit.

Edhe komanda e NATO-s në Kabul ka konfirmuar humbjen e 7 ushtarëve amerikanë pa dhënë detaje të mëtejshme.

Top Channel