Sondazhi: Japonezët kundër energjisë bërthamore

26/05/2011 10:30

Rritet në Japoni protesta kundër energjisë bërthamore, aq sa për herë të parë ata që janë kundër i kalojnë ata që janë pro.

Nga një sondazh i të përditshmes “Asahi” rezulton se 34% e të pyeturve janë pro përdorimit civil të energjisë bërthamore, ndaj 42% që kërkojnë të kthejnë faqe.

Në këtë mënyrë ndryshojnë raportet që ishin përkatësisht 52% me 18%, duke iu referuar një sondazhi të kryer përpara incidentit të Fukushimës.

Top Channel