SHBA largojnë personelin nga Jemeni

26/05/2011 16:55

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar të gjithë personelin jo të domosdoshëm të ambasadës amerikane në Jemen, që të lënë vendin bashkë me familjet e tyre për shkak të përshkallëzimit të dhunës.

Autoritetet lokale njoftojnë se 72 persona kanë mbetur të vrarë në tre ditë përleshje mes luftëtarëve tribalë dhe trupave qeveritare.

Presidenti i vendit, Ali Abdullah Saleh ka deklaruar sërish se nuk do të tërhiqet nga posti i tij, pavarësisht rritjes së përmasave të protestave.

Gjithashtu, ai ka refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje tranzicioni që parashikonte dorëheqjen e tij në favor të një qeverie uniteti.

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur apelin e tyre që Saleh të tërhiqet, duke u bërë njëkohësisht thirrje të dyja palëve për një armëpushim.

Top Channel