Obama: Marrëdhënie të mira SHBA-Rusi

26/05/2011 15:00

Në një takim bilateral gjatë G8-s në Francë, Barack Obama dhe Dmitry
Medvedev kanë diskutuar për hyrjen e Moskës në Organizatën Botërore të
Tregtisë (OBT).

Obama ka deklaruar se hyrja e Rusisë është një lajm i mirë për ekonominë dhe se proçesi është i realizueshëm.

Medvedev ka deklaruar se iniciativa ka nevojë që të promovohet dhe ka thirrur fillimin e negociatave.

“Mes SHBA-ve dhe Rusisë ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme”, është shprehur Obama.

Top Channel