Libia, shqyrtohet mundësia e “Kaskave Blu”

26/05/2011 01:45

Funksionarë të lartë të Kombeve të Bashkuara dhe të administratës së Shteteve të Bashkuara, u takuan për gjetjen e një zgjidhje për cështjen libiane.

Mësohet Uashingtoni dhe zyrtarët e OKB-së kanë diskutuar për mundësinë e dërgimit në terren të një misioni të Kaskave Blu për të mbikqyrur armë-pushimin e mundshëm mes rebelëve dhe forcave qeveritare pro Gedafit.

Nuk jepen detaje më të holësishme për propozimin amerikan, por ky plan mund të zbardhet në ditët në vijim kur pritet edhe të shqyrtohet prej OKB-së.

Top Channel