Libia, SHBA: Armëpushimi jo i besueshëm

26/05/2011 20:05

Propozimi i regjimit të Libisë për një armëpushim nuk është i besueshëm pa ndërmarrjen e një veprimi konkret.

Kështu ka deklaruar Shtëpia e Bardhë, e cila ka nënvizuar se fushata e aleatëve do të vazhdojë derisa Libia të respektojë vendimet e OKB-së.

Ndërkohë, Spanja ka konfirmuar se ka marrë një propozim për armëpushim nga regjimi libik, i udhëhequr nga koloneli Muammar Gaddafi.

“Duam të ndalojmë armiqësitë sa më shpejt të jetë e mundur, por nevojiten rrethana të caktuara politike”, ka deklaruar një zëdhënës i qeverisë së Tripolit.

Lufta në Libi është ashpërsuar në ditët e fundit, situatë që ka detyruar Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë që të vërë në përdorim helikopterët “Apache”, për të luftuar sa më pranë terrenit tokësor.

Top Channel