Libi, kryeministri propozon armëpushim

26/05/2011 13:30

Kryeministri libian Al-Baghdadi al Mahmoudi ka ofruar në një letër që do
t’i dërgohet liderëve të huaj, një armëpushim të menjëhershëm nën
vëzhgimin e OKB-së dhe BE-së.

Gjithashtu ai ka ofruar bisedime pa kushte me rebelët, amnisti për të dyja palët e konfliktit dhe një kushtetutë të re.

Në letrën e poseduar nga “Independent”, nuk flitet për rolin e Muammar Gheddafi për të ardhmen e vendit.

Top Channel