G8, Deauville blindohet për samitin

26/05/2011 10:45

Deauville është i shkretë dhe i blinduar këtë mëngjes teksa është në pritje të liderëve të G8-s.

Të paktët banorë që qarkullojnë në rrugët e qytetit nën vëzhgimin e qindra rojeve të sigurisë, janë të pajisur me dokumenta identifikues.

“Vetëm me këtë jemi të autorizuar të dalim nga shtëpia, edhe fëmijët e kanë një të tillë”, shprehet një prej banorëve.

Vendosja e forcave të rendit është e jashtëzakonshme: nga 12 mijë dhe 14 mijë policë, xhandarë dhe ushtarë të ushtrisë.

Top Channel