Fukushima, ndotja baraz me Cernobilin

26/05/2011 17:55

Ndotja e terrenit në një zonë prej 600 kilometrash rreth centralit bërthamor të Fukushimës, në Japoni, është e krahasueshme me ndotjen e shkaktuar nga tragjedia e Cernobilit në vitin 1986.

I këtij mendimi është Tomio Kawata, studiues pranë Entit kombëtar për menaxhimin e mbetjeve bërthamore, që ka paraqitur një raport mbi këtë cështje në komisionin parlamentar.

Katastrofa bërthamore në centralin e Fukushimës, e shkaktuar nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit, është më e rënda në botë e ndodhur në vitet e fundit.

Bilanci i viktimave të shkaktuara nga dy fenomenet natyrore të shoqëruara nga tragjedia bërthamore, sipas autoriteteve japoneze, vërtitet rreth kuotës 15 mijë.

Top Channel