Bin Laden, rritet dëshira për hakmarrje

26/05/2011 19:45

Vdekja e Osama bin Laden po bën që në radhët e ekstremistëve islamikë të rritet dëshira për hakmarrje dhe për të ndëshkuar perëndimorët.

Kështu thuhet në një mesazh të publikuar në internet nga Al Kaeda për Magrebin Islamik, AKMI, të zbuluar nga njësia amerikane e monitorimit të webit.

“Me këtë veprim ju keni rritur shpirtin luftarak të kombit islamik kundër jush dhe dëshirën për t’ju luftuar deri sa t’ju mposhtim”, citohet në mesazh kreu i AKMI, Abu Mussab.

Lideri i padiskutueshëm i Al Kaedës, Osama bin Laden, u vra më dy maj gjatë një operacioni të komandove amerikanë në rezidencën e tij në qytetin pakistanez të Abotabadit.

Top Channel