Zvicra, “stop” energjisë bërthamore

25/05/2011 17:35

Zvicra po bëhet gati të dalë nga përdorimi i energjisë bërthamore, me një plan që nxjerr nga funksioni centralet e saj nga sot deri në vitin 2034.

Qeveria zvicerane i ka adresuar Parlamentit një rekomandim që parashikon zëvendësimin e munguar të pesë centraleve atomike në përfundim të funksionit të tyre.

Shumë vende të botës, kryesisht nga Evropa, po rishikojnë planet e tyre për energjinë bërthamore pas katastrofës së Fukushimës.

Rrjedhja radioaktive nga impianti japonez u krahasua me atë të Cernobilit, në vitet ’80 në Ukrainë.

Top Channel