Tunizi, mbyllen 26 hetime ndaj Ben Ali

25/05/2011 18:00

Hetuesit e angazhuar në 26 procedime të ndryshme penale ndaj ish-presidentit të Tunizisë, Ben Ali dhe ish-ministrit të Brendshëm, Rafik Belhaj Kacem, kanë mbyllur zyrtarisht hetimet.

Në bazë të këtyre cështjeve, Ben Ali dhe Kacem u janë atribuar akuzat për “komplot kundër sigurisë së shtetit” dhe “vrasje me paramendim”.

Kjo hipotezë lidhet kryesisht me faktin se kanë nxitur persona të armatosen dhe të hapin zjarrë ndaj të tjerëve.

Ben Ali u rrëzua nga pushteti pas një qëndrimi dhjetravjecar në krye të Tunizisë, për shkak të protestave popullore që përfshinë vendin.

Top Channel