UFC në Shtëpinë e Bardhë për ditëlindjen e Trump, ja si do paguhet luftëtarët që do marrin pjesë në eventin madhështor
Helikopterë luftarakë të tipit “Apache” të Forcave Ajrore Mbretërore do të kryejnë operacione kundër regjimit në Libi.
Vendimi i qeverisë britanike tregon se konflikti kundër kolonelit Muammar Gaddafi po përshkallëzohet, duke bërë të nevojshme luftimin më pranë tokës.
Londra zyrtare, bën të ditur “The Guardian”, do të zyrtarizojë urdhërin e nisjes së helikopterëve që prej ditës së nesërme.
Anija luftarake “HMS Ocean”, me katër “Apache” në bord mund të jetë para brigjeve të Libisë brenda pak ditëve, saktëson e përditshmja britanike.
Vendimi, që vjen pas atij të marrë nga Franca, që do të dërgojë 12 helikopterë të tipit “Tiger”, do të shërbejë për të mbrojtur qytetin e Misratës.
Top Channel