UFC në Shtëpinë e Bardhë për ditëlindjen e Trump, ja si do paguhet luftëtarët që do marrin pjesë në eventin madhështor
Për të tretën ditë rresht, Sana është tronditur sot nga një luftë e vërtetë mes forcave qeveritare dhe militantëve të një konfederate tribale, të lidhur me opozitën.
Ky fraksion synon rrëzimin e presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh, që është në pushtet prej pothuajse 33 vitesh.
Përleshjet po zhvillohen në lagjen Hasabah, ku rebelët kanë ngritur barrikada dhe kanë marrë nën kontroll dy ministri.
“Këto që po ndodhin janë veprime provokuese për të na tërhequr në një luftë civile”, ka deklaruar presidenti Saleh.
Më herët kreu i shtetit deklaroi se nuk mund të jenë fuqitë e huaja, të cilat kërkojnë largimin e tij, ato që të përcaktojnë fatin e vendit.
Top Channel