Tepco do shkrijë karburantin e tepërt

24/05/2011 11:05

Kompania Tepco ka konfirmuar shkrirjen e karburantit të tepërt në
reaktorët bërthamorë të impiantit të dëmtuar të Fukushimës, në Japoni.

Kompania, e cila është përpjekur të pengojë rrjedhjen radioaktive, ka njoftuar se karburanti i tepërt ndodhet në reaktorët numër 2 dhe 3 të impiantit.

Tepco thotë se ka në plan që të vendosë nën kontroll radioaktivitetin, e shkaktuar nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit, brenda muajit janar.

Deklarata e Tepco vjen në të njëjtën ditë kur një grup nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ka nisur një vizitë në Japoni.

Pak ditë më parë, drejtuesi i kompanisë, Masataka Shimizu dha dorëheqjen pas humbjeve kolosale prej 15 bilionë dollarësh.

Top Channel