Sulm intensiv i NATO-s në Libi

24/05/2011 04:05

Rreth mesnatës, avionët e NATO-s ndërmorën atë që shumë korespondentë të huaj dhe dëshmitarë nga vendngjarja po e quajnë si bombardimi më i ashpër i Tripolit që nga nisja e këtyre sulmeve.

Sipas korespondentëve të mediave ndërkombëtare, dhjetra bomba janë hedhur në shumë lagje të Tripolit, e në vecanti pranë dhe mbi bunkerin e liderit libian, Muamar Gedafi.

Sulmet zgjatën përreth 20 minuta dhe në qytet u dëgjuan edhe të shtënat e kundërajrorëve.

Aleanca nuk bëri me dije pasojat e sulmit të saj, por zëdhënësi i qeverisë libiane tha se 3 persona, sipas tij, civilë kanë gjetur vdekjen dhe 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e bombave të hedhura nga aleatët.

Top Channel