Sudan, tensione për Abyei

24/05/2011 03:30

Presidenti i Sudani, Omar al Bashiri, deklaroi se dëshiron një zgjidhje paqësore me Jugun e vendit, që në muajin korrik merr pavarësinë për cështjen e rajonit të Abyei.

“Po bëjmë gjithcka mundemi për ta zgjidhur në rrugë paqësore problemin dhe për të ulur tensionet”, tha al Bashir.

Presidenti sudanez tha se është e mundshme të arrihet një marrëveshje paqësore me Jugun për këtë rajon.

Sudani i Jugut votoi para pak mujash në një referendum të përgjakshëm për pavarësinë e tij. Mbi 96 përqind e votuesve u shprehën pro ndarjes.

Top Channel