Sarkozy drejton forumin e internetit

24/05/2011 09:30

Bosët më të fuqishëm të internetit dhe mediave në botë po mblidhen në Paris për një samit dyditor, që do të drejtohet nga vetë presidenti francez, Nicolas Sarkozy.

Shefat e Google, FB dhe Microsoft do të diskutojnë për të ardhmen e internetit. Debati nëse dhe sa larg do të shkohet për të rregulluar internetin pritet të dominojë forumin.

Përfundimet e evenimentit do të prezantohen në samitin e vendeve të G8, që do të mbahet më vonë gjatë javës në resortin francez Deauville.

Kjo është hera e parë që interneti do të diskutohet nga liderët e grupit të tetë vendeve më të pasura në botë.

Top Channel