Revolta e të rinjve edhe në Francë

24/05/2011 02:45

Thirrjes së të rinjve spanjollë për t’u bashkuar në protestën kundër politikës, iu bashkuan edhe të rinjtë francezë në Paris.

Qindra të rinj u mblodhën në sheshin Bastia, sheshi simbol i revolucionit francez me parrulla kundër politikës. “Indinjohuni”, “Revolucion” dhe “Yes Ëe Camp”, ishin disa nga parrullat e të rinjve francezë.

Në qendër të Parisit, shesh-grumbullimi i të rinjve, po quhet “Paris del Sol”, nisur nga sheshi “Piaza del Sol” në Madrid, ku kjo formë e revoltës kundër politikës ka marrë jetë.

Top Channel