Obama e Michelle takojnë Will e Kate

24/05/2011 16:00

Presidenti amerikan Barack Obama dhe zonja e parë Michelle kanë takuar dukën dhe dukeshën e Kembrixh, William e Catherine, në Buckingham Palace.

Për Kate ky ishte takimi i parë zyrtar në rolin e bashkëshortes së princit.

Buckingham Palace ka shpërndarë një foto të takimit në dhomën 1844 të Pallatit.

Të kthyer disa ditë më parë nga muaji i mjaltit në Seychelle, çifti do të shkojë në Kaliforni në korrik dhe për Kate do të jetë vizita e saj e parë në SHBA.

Top Channel