Itali, lirohet huligani serb Ivan Bogdanov

24/05/2011 14:20

Ivan Bogdanov, huligani serb që u bë protagonist në aktet e dhunës së 12
tetorit 2010 në stadiumin “Marassi” të Xhenovës, gjatë ndeshjes
Itali-Serbi, është liruar nga burgu dhe dëbuar nga Italia.

Trupi gjykues ka pranuar instancën për lirimin e tij, të paraqitur nga avokati i tifozit, duke vendosur njëkohësisht shoqërimin e tij drejt Serbisë.

Në mars, Ivani i Tmerrshëm u dënua me 3 vjet e 3 muaj burg për trazirat e shkaktuara në Xhenova, mes të cilave ra në sy edhe djegia e flamurit shqiptar.

Mediat italiane bëjnë të ditur se bashkë me të, në Serbi do të kthehet edhe një tjetër tifoz-huligan, Nikola Klickovic, i dënuar me 3 vjet burg.

Top Channel