Indi, rebelët maoistë vrasin 9 policë

24/05/2011 11:45

Rebelët maoistë në Indi kanë vrarë sot nëntë agjentë policie, mes të cilëve një inspektor, në shtetin lindor Catisgarh.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se, patrulla policore u hodh në erë me një minë të aktivizuar në distancë.

Sulmi ndodhi në rajonin e largët në kufi me Orisën, në një zonë që bën pjesë tek i ashtuquajturi “korridori i kuq”, i kontrolluar nga “naksalitët”.

Ky i fundit është termi i përdorur për rebelët indianë, të cilët e kanë shtrirë influencën e tyre nga Nepali deri në Indinë qendrore.

Top Channel