Afganistan, shpërthimi vret 10 punëtorë

24/05/2011 09:05

Të paktën 10 punëtorë janë vrarë dhe 28 të tjerë janë plagosur në provincën jugore të Kandaharit, në Afganistan.

Ngjarja ndodhi kur kamioni me të cilin po udhëtonin shkeli një bombë artizanale të vendosur në anë të rrugës.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave deri në këto momente sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë grup terrorist.

Javën e kaluar persona të armatosur qëlluan dhe vranë me armë zjarri 35 punëtorë që po punonin për ndërtimin e autostradës në provincën e Paktias.

Punëtorët e rrugëve bëhen shpesh herë objektiv i sulmeve të talebanëve, të cilët kanë njoftuar edhe nisjen e së ashtuquajturës “ofensiva e pranverës”.

Top Channel