Tornado, 89 të vdekur në Missouri

23/05/2011 13:45

Është rritur në 89 të vdekur numri i viktimave të tornados që ka goditur qytetin e Joplin, qytezë me 50 mijë banorë në Missouri.

Guvernatori i Shtetit, Jay Nixon, ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka lajmëruar se ka urdhëruar Rojet Kombëtare të ndërhyjnë së bashku me ushtarët dhe agjencitë e tjera.

Muajin e shkuar disa tornado në shtatë shtete kishin vrarë 330 persona, 238 nga të cilat vetëm në Alabama.

Top Channel