Pakistan, ushtria merr kontrollin në Karaci

23/05/2011 15:55

Trupat pakistaneze i kanë dhënë fund sulmit të militantëve që vunë në shenjë një bazë detare në qytetin e Karacit.

Raportohet se trupat ushtarake kanë marrë nën kontroll situatën pas sulmit të ashpër, që coi në vdekjen e 10 ushtarëve dhe 3 rebelëve.

Lajmet për marrjen e disa pengjeve, mes të cilëve edhe disa të huaj janë përgënjeshtruar dhe është saktësuar se të huajt që ndodheshin në bazë janë të sigurtë.

Guerrilasit pakistanezë kanë deklaruar se sulmi në fjalë ishte një hakmarrje për vrasjen e Osama bin Laden, më 2 maj nga komandot amerikanë.

“Ishte një hakmarrje për vuajtjen e Osama bin Laden. Ishte një provë që ne jemi ende të bashkuar dhe të fuqishëm”, ka deklaruar përfaqësuesi i guerrilasve Ehsanullah Ehsan për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Top Channel