Jemen, sërish protesta, shumë të plagosur

23/05/2011 16:35

Persona të shumtë kanë mbetur të plagosur sot në Jemen, gjatë përleshjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve.

Këta të fundit kishin dalë në mbështetje të kreut më të rëndësishëm të tribuve në Jemen, sheikut Sadek al Ahmar, rreth rezidencës së tij në një lagje në veri të Sanës.

Aktet e dhunës vijnë një ditë pas refuzimit të radhës të presidentit Ali Abdallah Saleh për të firmosur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Ashtu sikurse liderë të vendeve të tjera të Lindjes së Mesme, edhe Saleh ndodhet nën presionin e ndërkombëtarëve për të dhënë dorëheqjen.

Jemeni, njësoj si Libia dhe Siria, po përjeton një valë protestash nga popullsia civile kundër varfërisë dhe kushteve të rënda sociale.

Top Channel